Komentojnë sjelljen e Esterinës; Eraldi e Esida pajtohen


Ndërkohë që Esida dhe Matilda flasin me njëra-tjetrën, aty shkon më vonë edhe Eraldi dhe Meridiani. Banorët fillojnë të flasin për sjelljen e banorëve në shtëpi, duke marrë shkas nga veprimi i Esterinës dhe më pas komentojnë afrimitetin e Eraldit me Violën. Është Matilda ajo që e pyet se pse ai rri aq shumë afër Violës dhe nëse ka ndonjë qëllim më të, por Eraldi i shmanget pyetjes, duke thënë se edhe Meridiani është po aq afër saj sa edhe ai. Ndërsa Meridiani mundohet t’i dalë në krah Eraldit dhe të justifikojë sjelljen e tij. Esida i kërkon Meridianit që të mos e justifikojë kot, pasi Eraldi duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Kalojnë vetëm pak sekonda dhe Eraldi hyn në krevatin e Esidës, duke e përqafuar dhe duke i kërkuar që të pajtohen. Esida në fillim bën sikur nuk është dakord, por pastaj e pranon, duke qeshur me veprimin tij. Matilda largohet pak më vonë, ndërsa Meridiani qëndron i shtrirë në krevatin e tij afër Esidës dhe Eraldit dhe të tre bisedojnë dhe bëjnë shaka me njëri-tjetrin për disa minuta me radhë. Ndërsa banorët në dhomën e ndenjes argëtohen duke kënduar të gjithë së bashku.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment