Katerina: “Esidës dhe Meridianit u kam vënë kryqin”

Katerina dhe Arditi janë duke biseduar në oborr, teksa ajo shprehet e mërzitur nga debatet me Esidën dhe Meridianin. Katerina thotë se të dyve u ka vënë një kryq dhe nuk u flet më fare, veçse përshëndetje e zakonshme “mirëmengjes, mirëmbrëma”. Ajo i rrëfen Arditit se ka qarë nga nervat pas debatit, pasi thotë se Esida dhe Meridiani kapen aty, ku nuk duhet të kapen. Katerina thotë se nuk u jep rëndësi fare të tyre, por nuk i pëlqen që Esida kapet tek fakti, se ajo skuqet kur flet. Ajo thotë për Esidën, se është një person që harron çfarë flet, sidomos fjalët e këqija që nxjerr nga goja. Nga ana e tij, Arditi e këshillon Katerinën të mos bëjë më debate, pasi e vë në vëmendje dhe i jep rëndësi. Katerina e pranon këshillën dhe thotë se nuk u flet më fare, duke shtuar se ata u japin vetë rëndësi, pasi vinë debatojnë me të. Asaj i vjen inat, se Esida dhe Meridiani duan ta nxjerrin keq, ndërsa Arditi vazhdon ta këshillojë që të ketë durim dhe të presë momentin e duhur. Katerina shprehet se Esida ngre zërin, pasi kujton se duke bërtitur do ta nxjerrë atë jashtë vetes, por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur asnjëherë. Arditi i thotë të ketë kujdes nga Valeri, pasi po i shkon shumë mbrapa, ndërsa Katerina shprehet se Valeri kujton se do e ketë pas vetes, por ajo thotë se nuk është me të, pasi i ka kuptuar lojërat e tij. Arditi dhe Katerina futen në kuzhinë të hanë dhe ndërkohë e vazhdojnë bisedën e tyre. Katerina thotë se Juliana është xheloze dhe po bën lojëra që të provokojë Arditin, sesi do të reagojë. Ajo është e mendimit se jo vetëm Juliana po bën lojëra për t’i shpëtuar nominimit, por edhe Matilda me sjelljen e saj xheloze, bën lojëra që të qëndrojë në shtëpi. Duke përmendur debatin e djeshëm të Lorit dhe Matildës, Katerina thotë se Lori di të mbrohet shumë mirë ndaj sulmeve që i bëjnë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment