Katerina: “Ajo që nuk duroj dot fare, është Esida”

Arbana e fton Katerinën në dhomën e rrëfimit dhe e pyet atë se si është ndier nga qëndrimi mes banorëve gjatë kësaj jave. Ajo thotë se ka menduar se të gjithë e kanë mirëpritur, por ndërkohë, duket se nuk ka qenë kështu, megjithëse shton të thotë se e priste këtë reagim nga të gjithë. Arbana e pyet se cilin nga banorët ajo nuk e duron dot ta ketë afër dhe Katerina shprehet: “Nuk e duroj dot fare Esidën”. Ndërsa Arbana i bën të qartë se mendimi i saj për të tashmë është kuptuar nga të gjithë, duke parë reagimin e saj ndaj Esidës. Ndërkohë e fton të ndjekë një klip me ngjarjet në shtëpi ku ajo Katerina ka qenë protagoniste.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment