Kampioni i hedhjes së farave të kungullit me gojë

Matilda mbledh banorët në sallon, pasi ka një zarf për të lexuar. Në zarf komunikohet se banorët do të zhvillojnë kampionatin e hedhjes së farave të kungullit me gojë. Matilda dhe Fatjoni do te jenë anëtarët e jurisë. Në dysheme do të përcaktohet një vijë, ku secili nga banorët do të hedhë me forcën e frymës, sa më larg, 3 fara kungulli. Prej ketyre, do të merret rezultati më i mirë. Gara do të jetë individuale dhe do të zhvillohet sipas një skeme të ndarë në çifte. Visari dhe Esida janë të parët që do të nisin lojën, pastaj Meridiani dhe Jona, e me radhë. Secili prej këtyre çifteve do te nxjerrë një fitues, i cili do të garojë në gjysmëfinale. Nga këta 4 gjysmëfinalistë, do të dalin dy finalistë, të cilët do garojnë më njëri-tjetrin , për të nxjerrë fituesin e lojës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment