Juliana-Nevila për çiftin në shtëpi, Viola në qendër të dyshimeve

Ndërkohë që të gjithë banorët flenë gjumë, Juliana dhe Nevila hanë bukë dhe bisedojnë me njëra-tjetrën në kuzhinë. Juliana i tregon Nevilës bisedën me Violën, e cila u shpreh se ajo dhe Nevila i janë larguar. Ajo tregon se i thënë se iku vetë nga dhoma, teksa e ka sqaruar edhe për reagimin e Nevilës, gjatë provës së valles. Juliana shprehet se Viola e merr çdo bisedë shumë personale, duke përmendur shakanë që ka bërë me Zhakun në oborr, kur ka thënë se ka hyrë në Big Brother pasi është ndarë nga i dashuri. Julaian tregon se Viola e ka pyetur nëse ajo e ka pasur me Violën. Edhe Nevila është e mendimit se Viola i merr situatat shumë personale, duke përmendur një rast kur ka qenë Viola me Zhakun, duke folur në gjuhën polake. “Ajo kujton se çdo gjë sillet rreth saj, kjo është defekti i saj”, thotë Juliana për Violën. Juliana vazhdon t’i tregojë Nevilës bisedën me Violën, duke thënë se ajo nuk merret vesh, se përveç se i lë bisedat përgjysmë, herë thotë një gjë, herë thotë një gjë tjetër. Ajo i tregon Nevilës se Lori ishte e mërzitur me dhomën e Meridianit, duke shprehur preferencën e saj se dëshiron të rrijë me të, Arditin dhe Nevilën. Nevila tregon se edhe Zhaku është mërzitur me dhomën e Meridianit, pasi ka thënë se dhoma është për të fjetur gjumë dhe jo për të dëgjuar llafe lart e poshtë. Vajzat flasin sërish për dyshimet që kanë, nëse Zhaku dhe Viola janë çift, duke përmendur faktin se kanë tatuazhe njësoj. Nevila thotë se i pëlqen kur Zhaku bën muhabete serioze, por nuk i pëlqen që kërkon të fusë banorët në sherr. Të njëjtën mendim ndan edhe Juliana, duke shtuar se gjithkush ka preferencat e veta për banorët e shtëpisë. Juliana hedh idenë se Zhaku mund të jetë i infiltruar brenda shtëpisë së Big Brother, ndërsa Nevila thotë se nuk i bën përshtypje, nëse ka hyrë apo jo i infiltruar, pasi ka banorë që kanë hyrë tamam dhe luajnë sikur janë të infiltruar. Juliana dyshon se edhe Donaldi me Katerinën mund të jenë çifti i tretë i shtëpisë, pasi nuk kishin klip prezantimi, por Nevila thotë se kanë hyrë pesë banorë dhe nuk kanë dashur ta zgjasin spektaklin duke dhënë klipe. Nevila thotë se Viola mund të ketë vëlla Enkelejdin, duke thënë se çuditet pse pikërisht dyshojnë të gjithë për Violën. Vajzat bëjnë llogaritë për moshën e Enkelejdit dhe Violës dhe arrijnë në përfundimit se ata mund të jenë të afërm. Nevila është e mendimit se Enkelejdi fsheh diçka dhe këtë dyshim e ka, që nga java e kaluar. Më pas Juliana dhe Nevila flenë gjumë në një krevat, duke iu bashkuar të gjithë banorëve, të cilët kanë kohë që flenë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment