Juliana ndjek me vrap Fatjonin për ta puthur, ai i largohet

Juliana vazhdimisht e ngacmon me ironi Fatjonin. Ajo e provokon, por kjo ka shkaktuar xhelozi te Matilda, bashkëshortja e Fatjonit. Kjo ka bërë që Fatjoni të përpiqet që ta largojë Julianën, por në të njëjtën kohë po mundohet që të mos bjerë në sy të banorëve se ai dhe Matilda janë të martuar. Juliana i thotë Fatjonit se ai ka ndryshuar qëndrim ndaj saj. Juliana i përmend Fatjonit disa nga shprehjet që ai ka thënë për të dhe tashmë ka ndryshuar mendim dhe qëndrim. “Në këtë mënyrë ti po tregon se je i paqëndrueshëm” i thotë Juliana Fatjoni, por ai i mohon fjalët e saj. Juliana pretendon se Fatjoni ka simpati ndaj saj dhe ajo do që me doemos ta bëjë për vete dhe këtë ua ka thënë disa banorëve. Mirëpo Juliana dyshon edhe për afrimitetin e Fatjonit me Matildën. Si zakonisht, Juliana thotë se ajo është xheloze për faktin se ai rri vetëm me vajzat e shtëpisë. “Pse mua më largon?” thotë Juliana dhe më pas shton “ti rri me të gjitha vajzat, ndërsa kur vij unë largohesh”. Fatjoni i thotë se ai ia ka shpjeguar asaj edhe më parë se përse i largohet dhe shprehet “të rri larg se ti je shumë provokuese dhe unë e kam një tjetër jashtë shtëpisë”. Në këtë moment Juliana e mbështetur edhe nga banorë të tjerë, i thotë se ajo nuk e beson se Fatjoni ka dikë tjetër jashtë shtëpisë dhe se këtë e ka thënë vetëm për të bërë lojë. Fatjoni e kundërshton Julianën dhe i kërkon që të mos e vazhdojë më këtë lojë. Për një kohë të gjatë Juliana e ngacmon Fatjonin dhe në të njëjtën kohë edhe e ironizon në lidhje me ato që ai ka thënë më parë për të. Në fund Juliana i thotë Fatjonit se ajo ia ka vënë qëllim vetes se do ta bëjë atë patjetër për vete. Disa here Juliana ka tentuar që ta puthë Fatjonin, por ai i është larguar. Edhe këtë bisedë Juliana e përfundon duke ndjekur me vrap Fatjonin për ta puthur, por nuk arrin që ta kapë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment