Juliana me Arditin, çift i vërtetë apo për lojë?

Enkelejdi së bashku me Katerinën, Arditin dhe Julianën qëndrojnë në oborr, duke pirë cigare. Ata flasin për dyshimet që kanë në lidhje me Katerinën dhe Lorin, se ndoshta ato mund të jenë motra. Kjo, për faktin se ato të dyja kanë të njëjtin profesion dhe jetojnë në një vend. Juliana shprehet se edhe ajo e ka menduar një gjë të tillë. Ata komplimentojnë Katerinën për pamjen e saj natyrale. Enkelejdi dhe Katerina largohen nga oborri, duke lënë vetëm Julianën dhe Arditin. Ajo afrohet drejt Arditit dhe duke e përqafuar i thotë se është shumë e lumtur. Gjatë kohës që ata qëndrojnë të përqafuar, ajo i thotë se banorët po i shohin dhe kjo mund të përforcojë dyshimet e tyre, se ata janë çifti. Arditi, i cili ishte i kthyer me shpinë dhe nuk shihte reagimin e tyre, e pyet vazhdimisht Julianën nëse dikush po i sheh. Ajo i thotë se po i sheh Rigelsi, ndërsa Arditi e shtrëngon më shumë pas vetës, duke i thënë: Duro dhe pak!. Ata nisin të qeshin, duke qëndruar të përqafuar dhe duke pritur që t’i shohin të tjerë banorë. Ajo i thotë se po pret t’i shohë Valeri, pasi ai mund ta shpërndajë më shpejt si lajm. Ata presin derisa t’i shohin një pjesë e mirë e tyre dhe pastaj shkëputen nga njëri-tjetri, sikur nuk i vunë re shikimet kureshtare të banorëve. Juliana, duke i mbajtur duart Arditit i thotë: ‘Sa më pëlqejnë kur dyshojnë, pavarësisht se bëj sikur nuk është e vërtetë’. Duke qeshur, ajo i kap dorën dhe i sugjeron të shkojnë në sallon së bashku, për të përforcuar dyshimet e tyre. Ata futen në sallon të kapur për dorë, duke i thënë banorëve një zëri se ata janë çifti...
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment