Juliana lojë me ndërrimin e krevateve, Ardit-Esida: “Je e paqëndrueshme”

Juliana dhe Matilda flasin për Lorin. Juliana thotë se nuk e do në dhomën e saj, ndërsa Matilda shprehet se Lori e la kërcimin dhe tani do të flasë, se nuk ia kemi dëgjuar asnjëherë zërin. Ajo thotë se nuk do ia japë kënaqësinë të flasë, por do ta le të kërcejë. Juliana, e cila pak më mori valixhen me rrobat e saj dhe e çoi tek dhoma e Meridianit, ndërron mendje. Ajo shprehet se nuk ikën dot nga dhoma e saj, prandaj bashkë me Matildën dhe Fatjonin bëjnë shaka për ndërrimin e dhomës. Juliana vendos të marrë valixhen e saj dhe do t’i thotë grupit tjetër se po bënte lojë, ndërkohë që bëjnë batuta dhe qeshin me Matildën dhe Fatjonin. Ata vazhdojnë të bëjnë shaka, duke dhënë ide sesi do të flenë. Pas disa minutash bisedë, Juliana shkon tek dhoma e Meridianit dhe merr valixhen, duke u thënë se ajo fle me Nevilën. Esida e pyet se përse e ndërroi krevatin, Juliana thotë se nuk ndihej rehat. Esida e pyet më gjatë se nuk e kupton sjelljen e Julianës, duke i thënë të mos bëjë veprime të nxituara, kur e di që nuk është e qëndrueshme. Zhaku, Esida, Mikela dhe Meridiani fillojnë ta ngacmojnë, ndërkohë që e kuptojnë se ajo e ka inatin me Lorin. Ndërsa në oborr, Nevila dhe Arditi komentojnë sjelljen e Julianës dhe lojën e saj për ndërrimin e krevateve. Nevila nuk e kupton pe Juliana mërzitet për krevatin e saj, kur ka gjithë këto netë që fle me Nevilën. Arditi sqaron se Lori i ka kërkuar të vijë të flejë tek dhoma lart dhe ai nuk i ka thënë dot jo, pasi secili e di vetë se çfarë bën. Ai shprehet shumë i mërzitur me sjelljen e Julianës, duke thënë se nuk e kuptoi pse reagoi kështu. Katerina i thotë se Juliana është mërzitur, pasi kujton se ajo dhe Arditi e kanë marrë me zor Lorin në dhomë. Katerina i tregon Arditit dhe Nevilës se Juliana bëri lojë dhe nuk do të shkojë tek dhoma tjetër. Nevila thotë se Juliana është shumë e llastuar, ndërsa Arditi shprehet se Juliana është e paqëndrueshme dhe nuk dihet t’i ketë besim apo jo. Ata diskutojnë debatin e Matildës dhe Lorit. Arditi thotë se Matilda është bërë xheloze nga video-ja që pa mbrëmë, ku Fatjoni i thoshte Lorit se e ka trupin shumë të bukur, por Nevila nuk e kupton pse u kujtuan të zihen sot, ndërkohë që mbrëmë fjetën të dy bashkë. Arditi thotë se Matilda tregoi dobësi që u kap me Lorin për punën e kërcimit, duke pranuar se i erdhi keq që vajzat sulmojnë Lorin. Fatjoni i bashkohet bisedës, teksa Katerina dhe Arditi e pyesin se çfarë po ndodh mes tyre. Katerina thotë se ajo është xheloze, ndërsa Fatjoni qesh, duke pranuar se edhe ai është xheloz, por nuk e shpreh. Duket se më në fund banorët e përfundojnë lojën e krevateve, pasi Matilda dhe Fatjoni “pajtohen” dhe vendosin të flenë sërish bashkë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment