Juliana: “Kam simpati për Visarin, por nuk do lidhesha kurrë me të”

Ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë flenë gjumë, Nevila dhe Juliana pirë cigare në oborr dhe flasin për Visarin. Nevila e pyet sesi po i duket Visari, Juliana përgjigjet mirë dhe ia kthen pyetjen. Nevila shprehet se Visari është shumë i mirë dhe i dashur, por është pak i ngurtë dhe jo i lirshëm, në marrëdhëniet me banorët. Juliana thotë se është akoma java e parë për të, por Nevila thotë se banorët e tjerë të rinj nuk janë ashtu si ai. Juliana shprehet se banorët e rinj i kanë parë nga jashtë dhe prandaj reagojnë direkt, ndërsa pranon se Visari sillet sipas mënyrës së tij, pasi secili ka karakterin e tij. Juliana i tregon Nevilës, bisedën që ka bërë me Visarin, në lidhje me ndërrimin e dhomës nga ana e tij. Sipas Julianës Visari ka thënë se e ka ndërruar dhomën, pasi banorët në dhomën e saj janë më argëtues, ndërsa në dhomën tjetër bëhej shumë zhurmë. Juliana tregon se Visari e ka pyetur se përse jeni ndarë në grupe, ndërsa Juliana i ka thënë se tek dhoma e saj janë të gjithë banorët individual, pavarësisht se rrinë bashkë. Ajo ka këshilluar Visarin t’i shikojë me kujdes situatat në shtëpi dhe të kuptojë sesi janë banorët në të vërtetë. Juliana tregon se ka këshilluar Visarin të rrijë me të gjithë banorët, derisa të kuptojë se kush i pëlqen dhe kush jo. Juliana nuk e mohon që ka simpati për Visarin, por nuk mendon kurrë të krijojë lidhje me të, pasi shprehet se e presin shumë gjëra të tjera jashtë. Ajo thotë se i pëlqen të rrijë me Visarin dhe të bisedojë, por në asnjë moment nuk është duke e përdorur për lojë. Juliana thotë se nuk ka për të krijuar asnjëherë lidhje brenda shtëpisë, sepse e di shumë që kur të dalin jashtë do e pranojnë të dy se ishte për lojë. Ajo thotë se është një tip, që nuk bie aq shpejt në dashuri. Nevila i thotë të sillet me kujdes, pasi do përfundojnë si Esida me Eraldin, të cilët e nisën si lojë dhe më pas Esida u afeksionua pas tij. Por Juliana shprehet se ata ishin partnerë në lojë, ndërsa pranon se ajo është lëmsh nga ndjenjat dhe e ka mendjen tek dikush jashtë. Teksa flasin për Meridianin, Juliana i tregon Nevilës se ai flet shumë keq për Jonën dhe Matildën. Juliana thotë se Meridiani të njëjtat muhabete i thotë si asaj, si Jonës. Juliana tregon se Fatjoni është shprehur se fillimisht do nxjerrim banorët e rinj, ndërsa Nevila thotë se duhet të nxjerrin banorët e vjetër, të cilët ia kanë shpifur, pastaj të rinjtë. Ndërsa për Katerinën vajzat ndajnë mendim shumë të mirë, pasi Juliana thotë se ajo është tip shumë i dashur. Më pas vajzat shkojnë në dhomën e gjumit dhe Juliana fillon të ngacmojë Visarin, teksa fle gjumë. Visari nuk zgjohet, prandaj vajzat fillojnë të ngacmojnë Valerin dhe qeshin me mënyrën sesi ai fle gjumë. Juliana e gjuan me shapkë, ndërsa Valeri zgjohet për një moment dhe e zë gjumi me shapkën e Julianës në dorë. Vajzat qeshin vazhdimisht me Valerin, deri vendosin të flenë gjumë, ashtu si të gjithë banorët e shtëpisë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment