Juliana, Fatjonit: “Ti më ke fiksim, por je i turpshëm për të ma thënë”


Juliana, Daniela dhe Jona qëndrojnë në dhomën e ndenjes, duke treguar histori të ndryshme me njëra-tjetrën, ndërsa të gjithë banorët e tjerë ndodhen në dhomat e gjumit. Disa prej tyre janë duke fjetur, ndërsa pjesa tjetër duke bërë shaka e duke shkëmbyer biseda me njëri-tjetrin, edhe pse dritat ka kohë që janë fikur. Juliana, e cila është ende zgjuar, flet me vete që ta dëgjojë Fatjojni dhe pjesa tjetër e banorëve. Ajo thotë se Fatjoni e ka fiksim, por është i turpshëm dhe nuk ia thotë dot. “Kush moj, me kë po flet?”, ia kthen ai, ndërsa e shndërron bisedën në një shaka. Të dy fillojnë të shkëmbejnë batuta e të thumbojnë njëri-tjetrin, duke sajuar një zënkë. Më vonë ajo çohet dhe fillon ta qëllojë, duke bërë sikur i ka mbetur qejfi me të, ndërkohë që fillon të qeshë herë pas here dhe ta bëjë që edhe ai të çohet dhe për disa minuta të dy luajnë, duke shtyrë njëri-tjetrin drejt krevatit e duke qeshur së bashku teksa argëtohen. Më pas vazhdojnë të bisedojnë ende, ndërsa në bisedën e tyre merr pjesë edhe Arditi. Juliana u tregon djemve se e ka marrë shumë malli për qenin e saj dhe se do të ndihej shumë e plotësuar nëse do ta kishte me vete në shtëpi. Pasi shkëmbejnë biseda edhe për disa minuta, të tre banorët i zë gjumi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment