Juliana e sqaron, Arditi: “Mos e ul veten për askënd”

Juliana, Katerina dhe Arditi bisedojnë në dhomën e gjumit. Juliana është e mërzitur se Arditi ka marrë Lorin në dhomën e tyre të gjumit, ndërsa Arditi është i mërzitur me sjelljen e Julianës, pasi ai nuk e mori me zor Lorin në dhomë, por njëkohësisht edhe për sjelljen e saj me Valerin. Arditi dhe Juliana fillojnë të luajnë me fjalë,duke ngacmuar njëri-tjetrin, sipas mënyrës së tyre. Arditi pranon se edhe pse Juliana e acaron ndonjëherë nga nervat e do shumë dhe i ka besim, ndërsa Juliana i thotë se nuk e beson. “Ti je ajo që do vish të kërkosh falje, kur të dalë e vërteta”, i thotë Arditi, Julianës. Juliana e pyet Arditin pse rri me Lorin, ndërsa Arditi i thotë se nëse ai nuk rri me Lorin, as ajo nuk duhet të rrijë me Visarin. Juliana e akuzon Arditin, se ai po e ndihmon Lorin, të qëndrojë më gjatë në shtëpi, por Arditi e mohon, duke i thënë se nuk ka arsye që ai të ndihmojë Lorin, para saj. Arditit nuk i ka pëlqyer sjellja e Julianës, dje me Valerin, që është zënë dhe pastaj i ka kërkuar falje. Ajo thotë se i ka kërkuar falje për disa fjalë që i ka thënë, duke pranuar se rrëmujën e bëri Fatjoni. Arditi këmbëngul se aty janë në lojë dhe do u thonë njëri-tjetrit shumë fjalë, por nuk duhet të kërkojnë falje për çdo fjalë. Atij nuk i ka pëlqyer fakti që para 30 minutash Juliana i ka thënë se i kanë dalë fjalët e tij me Valerin dhe më pas ka shkuar i ka kërkuar falje. Arditi i thotë se edhe Valeri tha se ajo e zhgënjeu, por nuk i kërkoi falje, duke u shprehur se është burrë 30 vjeç dhe nuk i ka hije një sjellje e tillë. Juliana bezdiset nga kritikat e tij dhe i thotë se ajo ndihet shumë më mirë tani, ndërsa Arditi shprehet se nuk i flet më asaj. Arditi thotë se është një tip, kur thotë se do bëj namin, e bën namin, duke nënkuptuar se është një tip shumë i vendosur, pasi vepron gjithmonë sipas kokës së tij. Ai nuk e kupton pse Juliana bën gabime dhe pendohet, pasi tregohet e paqëndrueshme, kur në fakt duhet të mësojë nga gabimet e saj. Juliana pranon se nuk i kontrollon nervat e saj, ndërsa Arditi e kupton se në nerva e sipër të gjithë thonë fjalë që më pas pendohen. Arditi e këshillon Julianën që kurrë mos ta ulë vetën para askujt në botë, përveç nënës dhe zotit. Arditi i thotë se ajo qau shumë dje, sikur t’i kishte ndodhur një fatkeqësi, kurse Juliana thotë se nuk ka qarë për askënd, por ka qenë në kulmin e nervave dhe ka shpërthyer në lot. Ata vazhdojnë të sqarohen me njëri-tjetrin, duke u ngacmuar edhe me batuta, pasi Juliana e quan Arditin barbun, ndërsa ai e quan krap, duke thënë se është peshku më idiot. Në një moment Juliana gjuan me shpullë Arditin, ndërsa ai i thotë se e keni kapur keq me shpullat ju, do t’ua këpus duart. Më pas Arditi dhe Juliana përqafohen dhe fillojnë të luajnë me jastëk.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment