Juliana e nervozuar me Fatjonin: “Nuk jam gruaja jote”


Edhe pse shumica e banorëve ka kohë që janë zgjuar dhe kanë filluar aktivitetin një dite të re, disa prej tyre vazhdojnë të flenë ende. Matilda shkon për t’i zgjuar si fillim banorët që ndodhen në dhomën e katit të parë dhe më vonë ata të katit të dytë. Ajo shkon afër krevatit të Julianës për ta zgjuar, por Juliana fillon të flasë me vete përgjumësh, gjë që shkakton të qeshura tek Arditi, i cili thotë se Juliaan është duke e ngatërruar Matildën me Fatjonin. “Po më ngatërron me Fatjonin?”, e pyet Matilda, ndërsa Juliana ia kthen, duke thënë: “Nuk shikoj ëndrra me Fatjonin, pasi ai nuk bën pjesë e mendimeve të mia të rëndësishme”. Ajo tregon se ka parë në ëndërr disa prej banorëve të tjerë të shtëpisë së Big Brother. Ndërsa Matilda bën sikur ikën, ndërkohë që pret për disa minuta e fshehur te shkallët, duke përgjuar për sjelljen e Julianës karshi Fatjonit në mungesë të saj. Pak minuta më vonë largohet duke qeshur me vete. Ndërkohë që Mtilda largohet, një debat fillon mes Julianës dhe Fatjonit, pasi ai ia heq jorganin, për ta zgjuar. “Nuk je burri im për të ma heq jorganin”, i thotë ajo duke ngritur zërin. Ndërkohë që Fatjoni largohet, Juliana e nervozuar e vazhdon diskutimin me Arditin, të cilit i thotë se Fatjoni kishte mundësinë për ta zgjedhur si partnere por nuk e bëri, ndërsa tani nuk ka asnjë të drejtë ta konsiderojë si shoqe atë. Pak më vonë aty shkon Nevila, e cila e pyet Julianën nëse ka fjetur me Arditin mbrëmë. Ajo e pyet se kush ia ka thënë këtë gjë Nevila tregon se ishte Daniela ajo që ia dha këtë informacion. Juliana nervozohet nga kjo gjë dhe thotë se në një moment tjetër do të sqarohet vetë me Danielën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment