Juliana: ”E mendojnë veten më të ndershme, nëse nuk bëjnë masazh”

Në shtëpi vazhdon debati lidhur me masazhet. Juliana është e mendimit, që t’ia lënë asaj të gjithë djemtë, pasi ajo nuk do të lodhej po t’iu bënte masazh të gjithëve. Violeta e ngacmon në lidhje me Eraldin, duke i thënë që të ketë kujdes nga ai, pasi edhe mund të ngacmojë atë më pas. Lidhur me këtë, Violeta i tregon se banorët aty brenda, zmadhojnë çdo gjë, sado e vogël apo e parëndësishme të jetë. Julianës nuk i bëri shumë përshtypje opinioni i saj, duke vazhduar të bëjë batuta dhe ironi lidhur me ato që kanë vendosur të mos u bëjnë masazhe djemve. ”E mendojnë veten më të ndershme, nëse nuk bëjnë masazh” - thotë ajo, duke vazhduar të lajë enët qetësisht.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment