Juliana dyshon për çiftin: “Fatjon ik te Matilda, mos luaj me mua”

Juliana lan enët në kuzhinë, ndërkohë që vjen Arditi dhe fillon të hajë portokall. Ai shikon Fatjonin në sallon dhe e pyet: “Ju të dy do qëndroni zgjuar”, ndërsa Juliana përgjigjet vetëm. Fatjoni i kërkon asaj të zgjojë Valerin, pasi është ai që duhet të qëndrojë zgjuar. Ajo fillon t’i bërtasë Fatjonit, pasi nuk e ka pastruar mirë shtëpinë. Fatjoni tregon se Esterina i ka bërë një minutë masazh dhe atij i ka mjaftuar. Arditi e ngacmon, duke e pyetur se përse pranoi t’ia bëjë Esterina dhe nuk zgjodhi Xhulin, por Fatjoni shprehet se nuk e zgjodha unë. Juliana thotë që ka vendosur ajo që Esterina t’i bëjë masazh Fatjonit, duke i thënë se veproi ashtu për të mirën e tij. “Tani në shtëpi janë dy femra që bëhen xheloze për ty, prandaj thuaji Matildës se je i gjithi i saj”, i thotë ajo Fatjonit, ndërsa ai përgjigjet: “Unë nuk jam i asnjërës” . Juliana vazhdon dhe i thotë që nuk është i Matildës, pasi i saj nuk ka qenë dhe nuk do jetë asnjëherë. Juliana fillon të flasë me ironi për nominimet. Ajo shprehet se e ka shumë inat një njeri brenda shtëpisë dhe do ta nominojë, duke bërë çmos për ta nxjerrë nga Big Brother. Ajo i thotë Arditit se ti e di kush është, ndërsa Fatjoni duke dyshuar se është duke folur për të ndërhyn: “Atë e di gjithë Shqipëria”. Juliana ia trazon mendjen dhe i thotë: “Nuk je ti, ti je i dyti, që do të nxjerr nga shtëpia”. Juliana vazhdon të flasë për nominimet, duke thënë që do të nisë të nxjerrë dy persona që flenë në dhomën e saj. Fatjoni shprehet se ka një ide se për kë flet ajo. Juliana dhe Fatjoni fillon të kapen me fjalë, në lidhje me mënyrën e lojës në shtëpi. Juliana i thotë Fatjonin se nuk i intereson fare se çfarë loje bën ai dhe Matilda, pasi ajo ka lojën e saj. Fatjoni shprehet se ai nuk flet shumë, ndërsa Juliana i thotë varet se çfarë flet ti me Matildën. Ajo kalon në ofendime dhe i thotë Fatjonit: “Ti flet për persona që nuk duhet të marrësh në gojë dhe i ofendon, pasi je budalla vetë dhe nuk di çfarë flet” . Juliana kërcënon Fatjonin, se nëse del në ndonjë klip që ai, apo persona të tjerë kanë folur keq për të, ajo do të shpërthejë dhe do të bëhet shumë e keqe. Ajo i kërkon Fatjonit të mos kapet me të, pasi ajo mund të dalë nga vetja, ndërsa Fatjoni thotë se ai pikërisht këtë synon, që ajo të dalë jashtë vetes. Matilda kalon aty dhe ikën të flejë gjumë. Juliana fillon të ngacmojë Fatjonin dhe i thotë: “Ik fli gjumë se iku Matilda”, se ti ke simpati për disa persona këtu brenda. Fatjoni shprehet se nuk ka ardhur të krijojë simpati, por të luftojë me të. Juliana mbyll bisedën dhe i thotë Fatjonit: “Nëse ti mendon se unë bëhem xheloze që ti rri me Matildën, apo bëni ndonjë lojë ndaj meje, harroje se nuk bën dot lojë me mua”. Fatjoni ikën në dhomë, ndërsa Juliana i thotë Arditit se ajo dyshon shumë që çifti që njihet në shtëpi janë Matilda dhe Fatjoni. Meridiani ia siguron mendimin asaj, duke i thënë që tatuazhi me shkronjën “F” që ka Matilda në shpatull, tregon që ata janë çift”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment