Juliana duhet të marrë vendimin për “princin” e vërtetë

Tashmë Arbana thotë se do të flasim për situata të këndshme. Ajo tregon se në shtëpi janë futur tre banorë meshkuj, por asnjëri prej tyre nuk i është përshtatur Julianës. Arbana tregon se në shtëpi do të futet një tjetër banor i ri. Arbana lidhet me banorët dhe i kërkon Julianës që të shkojë në dhomën e rrëfimit. Ajo e pyet se si po i duken tre banorët e rinj, ndërsa Juliana shprehet: “I treti i vërteti”. Me batutat e saj, Juliana krijon të qeshura në studio. Arbana i tregon se kishte në plan të fuste një tjetër djalë në shtëpi, ndërsa Juliana shprehet: “Ou, kush është ky?”. Reagimi i saj i bën të qeshin të gjithë. Arbana i kërkon të ndjekin një klip, ku Juliana ka puthur një bretkosë e si pasojë, ajo do t’i sjellë në shtëpi “princin” e duhur. Më pas Arbana i kërkon Julianës që të shikojë klipin e prezantimit të banorit të ri dhe pastaj i takon asaj vendimi nëse kërkon që banori të hyjë apo jo në shtëpinë e Big Brother.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment