Juliana do të dijë arsyen

Arditi vazhdon të sillet rrotull shtëpisë i nervozuar. Më pas ai shkon në dhomën e gjumit, ku ishte Juliana duke biseduar me Fatjonin. Ajo vë re nervozizmin e Arditit në fytyrë dhe e pyet nëse ka ndonjë që nuk shkon. Ai e siguron se çdo gjë është nën kontroll, duke dalë nga dhoma. Juliana që nuk e besoi këtë gjë, del në oborr pas tij. Arditi fliste me Nevilën mbi atë që ndodhi. Juliana i ndërpret , duke i kërkuar sërish t’i tregojë se çfarë ka, por ai e injoron, duke i thënë që nuk është momenti për të folur tani, pasi nuk ndihët mirë. Juliana largohet e nervozuar, ndërkohë që Arditi nis të flasë me Nevilën, duke i treguar për historinë e tij të dashurisë...
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment