Juliana dhe Arditi komentojnë xhelozinë ndaj njëri-tjetrit

Bisedat dhe flirtet mes Julianës dhe Arditit vazhdojnë për minuta të tëra, ndërkohë që Nevila është afër tyre, duke i dëgjuar gjatë gjithë kohës dhe duke i shtyrë të flasin më hapur herë pas here pasi edhe ajo po konfuzon. Arditi i kërkon Julianës që të mendohet mirë në momentin që duhet të marrë vendime, pasi duhet t’i marrë në kohën e duhur. Ai shprehet duke i thënë se gjithçka varet nga momenti kur je vendos të marrësh këto vendime, pasi mund të jetë tepër vonë dhe të kesh humbur gjithçka. Ndërsa Juliana i kërkon që ai të flasë drejtpërdrejt, pasi po e bezdis me këtë mënyrë të foluri. Më pas Juliana e pyet për arsyen që e ka shtyrë Jonën ta godasë me shpullë Arditin natën e spektaklit dhe ai e sqaron se sipas Jonës, e goditi sepse mendon se do të eliminohej dhe ai të mos kishte më arsye të mërzitej për daljen e saj jashtë. Juliana nuk e pranon këtë sqarim dhe thotë se gjithçka i duket si justifikim nga ana e tij dhe e Jonës, por vazhdon të flasë duke ndërruar temë. Ajo tregon se është natyrë xheloze, por për Arditin dhe Nevilën nuk është ndier e tillë. Ndërsa ata të dy i tregojnë një moment kur ajo e ka shprehur vetë që xhelozon edhe për ta. “Kam xhelozuar se e kam ndier veten jashtë”, shprehet Juliana. Më pas ajo tregon se xhelozon kur ai rri afër vajzave të tjera në shtëpi. “Po ti më ke vënë kufijtë mua se sa afër teje duhet të rri?”, ia kthen Arditi. Ajo tregon se nuk mund t’i vendosë kufij, por është ai që i largohet herë pas here. Ndërsa Arditi i thotë se ajo nuk duhet të xhelozojë për Jonën, pasi asaj i rri afër se ajo i ka dalë në krah në shumë situata dhe për shkak të emrit të njëjtë me ish-të dashurin e saj, por është një tjetër banore për të cilën ajo mund të xhelozojë. Më pas ai i kujton afrimitetin e saj me Visarin, ndërsa i thotë se ajo kujton se e afron me atë veprim, por në fakt e largon. “Unë jam puthur me Enkelejdin e Fatjonin e ti s’më ke thënë asgjë”, ia kthen Juliana. Ndërsa Arditi mendon se ajo enkas krijon një afrimitet më të madh me Visarin, për ta bërë atë të ndihet xheloz.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment