Juliana: “Çifti është Arditi-Jona”

Banorët janë shpërndarë në ambiente të ndryshme të shtëpisë së Big Brother. Disa prej tyre ndodhen në sallon, të tjerë në dhomën e gjumit, ndërsa disa të tjerë në oborr, duke biseduar me njëri-tjetrin teksa shijojnë motin me diell. Fatjoni hedh një ide, duke u munduar të hapë një diskutim mes tyre në lidhje me çiftin tjetër që mund të jetë brenda shtëpisë. Ai thotë se dyshon që Meridiani është çift me Jonën, por mendimin e tij e hedh poshtë menjëherë Juliana, e cila edhe pse Arditi është prezent, merr guximin të thotë që Jona mund të jetë çift me Arditin. “Shko dhe thuaje në dhomën e rrëfimit”, ia kthen Arditi. Ndërsa Enkelejdi e Fatjoni diskutojnë për bonusin që mund të ketë për banorin që do të mund të gjejë çiftin. Më vonë me ta bashkohen edhe disa banorët të tjerë dhe fillojnë të shkëmbejnë biseda të përgjithshme me njëri-tjetrin. Ndërsa në dhomën e ndenjes ndodhet Meridiani, Valeri dhe Mikela, të cilët diskutojnë për artistët shqiptarë dhe faktin që nuk vlerësohen aspak nga shteti dhe shoqëria.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment