Juliana-Arditit: “Ki kujdes nga Matilda”; Jona-Julianës: “ Ti ki kujdes nga Viola”

Banorët janë në oborr, duke kërcyer të ndarë në grupe. Juliana afrohet drejt Arditit dhe Jonës duke i këshilluar të kenë kujdes nga Matilda. Jona, e cila ishte e pranishme, i përgjigjet asaj: “Ti ki kujdes nga Viola dhe jo nga Matilda”. Një këshillë që zgjat shumë pak, pasi Matilda afrohet drejt tyre dhe Juliana detyrohet të largohet. Jona i kërkon Arditit të sqarohet me Julianën e të mos e lejojë më të japi këshilla si këto. Arditi mundohet të ruajë balancat. Ai i sugjeron Jonës të mos zihen me njëri-tjetrin, pasi ka shumë të tjerë në shtëpi me të cilët mund të krijojnë debate. Matilda mundohet të mos i japë shumë rëndësi , duke e mbyllur bisedën aty dhe duke vazhduar të kërcejë larg tyre. Jona me Arditin ngelen vetëm, duke vazhduar të falsin për të njëjtën temë. Ajo i thotë Arditit se ka në plan të marrë vëmendjen e gjithë meshkujve në shtëpi, por Juliana po e pengon me xhelozinë e saj kundrejt të gjithëve që ajo interesohet. Arditi i shpjegon se të gjithë brenda shtëpisë, luftojnë për të marrë vëmendjen e gjithkujt dhe ai vendos vetë, se cilit do t’i kushtojë vënendje e kujt jo. Jona bie dakord me këtë. Ky aprovim i saj , vuloset nga një puthje e Arditit në faqe, ndërkohe që vazhdojnë të kërcejnë me njëri-tjetrin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment