Jona realizon provën; Ndërrimi i orës ngatërron Donaldin dhe Esidën

Si çdo mëngjes, në shtëpinë e Big Brother dëgjohet rënia e gongut për provën e koshave të plehrave. Ajo që vjen për kryerjen e provës mëngjesin e sotëm, është Jona. Pasi përfundon me grumbullimin e mbeturinave në dhomën e ndenjes, Jona shkon me radhë në të gjitha ambientet e tjera të shtëpisë dhe pasi heq qeset me mbeturina dhe i seleksiono sipas kategorive përkatëse, i zëvendëson qeset me të tjera në çdo kosh. Më vonë, Jona largohet dhe vetëm pas pak minutash dëgjohet sërish sinjali i lëshuar nga Vëllai i Madh, por këtë herë për të njoftuar përfundimin e provës. Sinjalin e dytë e dëgjon Esida dhe pas saj edhe Donaldi, të cilët ngrihen dhe shkojnë drejt dhomës së ndenjes. Të dy çuditen kur shikojnë që prova është kryer. Esida mendon se ka qenë dikush tjetër që e ka kryer provën dhe se ky sinjal mund të ishte për përfundimin e afatit kohor të kryerjes së provës, ndërsa Donaldi, i cili shikon pozicionin e diellit, thotë se është e pamundur që të ketë përfunduar prova, pasi është shumë herët. Duket se të dy banorët ngatërrohen, teksa shikojnë pozicionin e diellit. Ata nuk janë në dijeni të ndërrimit të orës dhe hamendësojnë të dy, duke mos ditur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ata shkojnë në dhomën e gjumit, duke komentuar me njëri-tjetrin, ndërsa shikojnë që është zgjuar Enkelejdi. Donaldi e pyet dhe Enkelejdi i bën të ditur se nuk është ai që ka kryer provën. Më vonë, banorët shtrihen për të fjetur gjumë, ndërsa Jona del në oborr dhe qëndron për minuta të tëra e vetme, duke shijuar rrezet e diellit afër pishinës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment