Jona pas debatit me Enkelejdin: “Ai është pervers”


Menjëherë pas debatit me Enkelejdin, Jona shkon në dhomën e gjumit, ku Matilda është duke bërë grimin. Ajo fillon t’i tregojë rreth zënkës që pati dhe arsyes që e shtyu të fillojë diskutimin me Enkelejdin, i cili devijoi në një debat mes tyre. Jona sqaron se Enkelejdi e ka ofenduar me gjestin që ka bërë gjatë natës së mbrëmshme, por nuk ia ka vënë re, pasi ka menduar se ai ka pirë dhe ka qenë gjysmë i dehur. Ndërsa Enkelejdi thotë se veprimi i tij ishte pasojë e një ofendimi që ajo ka bërë për të, gjë që Joana nuk e pranon. Ajo thotë se ka folur me Meridianin dhe jo me Arbanën, siç pretendon ai, dhe i ka thënë se në shtëpi nuk ka më kafè, pasi e ka mbaruar Enkelejdi. Të dyja vajzat fillojnë të flasin për të dhe karakterin e tij. Jona e quan “përvers të ndyrë”, ndërsa Matilda thotë se ai nuk është siç duket dhe kjo është arsyeja që nuk qëndron shumë kohë me të. “Me të nuk bën dot muhabet”, shprehet Matilda, ndërsa Jona thotë se kjo ka qenë arsyeja që nuk e sqaroi atë për dyshimet që kishte se ajo e ka ofenduar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment