Jona nxit Julianën: “Fatjoni të pëlqen, por ka frikë ta pranojë”

Jona i tregon Arditit për planin e saj dhe të Matildës, kundër Julianës. Ajo fillon të nxisë Julianën që të veprojë ndaj Fatjonit. Juliana e shan dhe shprehet se ai është “budalla” dhe “debil”. Jona i thotë Julianës se mendon që Fatjoni e pëlqen atë, por ka frikë ta pranojë. Juliana e quan atë të trashë, ndërsa Jona e justifikon sjelljen e Fatjonit, duke thënë se ai bën sikur është i trashë, që Juliana të mendojë ashtu. Jona shprehet se Fatjoni është shumë djalë i mirë dhe e këshillon Julianën ta marrë më seriozisht muhabetin me të. Ajo i thotë se Fatjoni i ka rrëfyer që Xhuli është vajza më e bukur në shtëpi dhe më pëlqen shumë, por nuk ka çfarë të bëjë se ka të dashurën jashtë. Juliana nuk e beson atë, prandaj qesh. Jona këmbëngul në planin e saj dhe nxit Julianën të merret me të. Ajo qesh dhe i thotë Jonës, që t’ia mbushë mendjen ajo. Nga ana e saj, Jona e këshillon të shtrihet tek krevati i tij, pasi ai nuk ka çfarë të bëj dhe do flejë më të. Juliana ikën në tualet dhe ngacmon Matildën, për puthjen e saj me Fatjonin. Matilda e quan puthjen kot dhe shprehet se u puth që u puth, të puthej tamam me Fatjonin. Matilda i thotë Julianës, që Fatjoni pëlqen femrat që sillen si indiferente. Në një moment Matilda pyet Julianën nëse i pëlqen Fatjoni dhe ajo përgjigjet: “Shumë” Matilda e këshillon të heqë dorë, sepse ai nuk do, ndërsa Juliana thotë se Fajtoni nuk di çfarë do. Matilda vazhdon planin e saj me Jonën dhe nxit Julianën të futet tek krevati i tij. Juliana fton dhe Matildën, ndërsa ajo i thotë të rrinë të ndara që të shikojnë ku do shkojë Fatjoni. Valeri, i pranishëm në dhomë, shprehet se Fajtoni do të shkojë tek Matilda, pasi duket se ai e pëlqen. Vajzat presin që të vijë Fatjoni tek dhoma e gjumit, por ai është në sallon duke biseduar me banorët e tjerë. Juliana nuk pret më dhe shkon në sallon. Ajo përqafon Fatjonin dhe e ndjek kudo që shkon, ndërkohë që Matilda i tregon Jonës se Juliana i ka kërkuar të qëndrojë larg Fatjonit. Arditi e mbron dhe thotë se ajo po bën thjesht lojë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment