Jona: Meridiani dhe Esida janë munduar të na vënë në lojë,- Matilda: Nuk do t’u jap më rëndësi

Meridiani dhe Esida gjatë gjithë javës kanë ndenjur larg njëri-tjetrit, por në të vërtetë kanë bërë lojë kundër banorëve të tjerë. Këtë gjë Meridiani ia konfirmon Jonës gjatë një diskutimi që pati me të. Jona, por edhe ai vetë komentojnë këtë fakt me Matildën dhe Esidën. Kështu Meridiani bën thashetheme me Esidën duke qenë i kënaqur me lojën dhe duke e parë atë si “triumf” ndaj banorëve të tjerë sidomos ndaj Jonës dhe Matildës. Jona diskuton me Matildën për bisedën që pati me Meridianin duke i treguar asaj me detaje gjithë bisedën. “Më tha se unë dhe Esida kemi ndenjur larg dhe kemi sharë njëri-tjetrin tek ju vetëm për lojë” i thotë Jona Matildës. Matilda thotë se ajo i ka vënë re disa reagime të Meridianit dhe shprehet “i janë futur lojës me kokë, por do ta thyejnë kokën”. Matilda i thotë Jonës se për të kjo gjë nuk ka aspak rëndësi. “Le të bëjnë si të duan, për mua s’ka rëndësi, unë as që e kam në plan që t’i pyes apo t’i sqaroj” thotë Matilda në lidhje me Meridianin dhe Esidën dhe më pas shton “nuk do ju jap rëndësi fare”. Më pas Biseda e tyre ndërpritet sepse në dhomë hyjnë banorë të tjerë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment