Jona: Më bezdis sjellja e Xhulit, bën mirë të mos kapet me mua

Arditi dhe Jona ndodhen në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bisedojnë për raportin e tyre me Julianën. Jona dhe Juliana kanë debatuar mes tyre, pasi jona i ka dalë në mbrojtje Matildës. Arditi është një ndër banorët që ka marrëdhënie të mira me të tria këto vajza, por më të afërt ka Jonën, pastaj Julianën dhe në fund Matildën. Ai i kërkon Jonës që të mos debatojë më me Julianën, sidomos për të mbrojtur banorë të tjerë, qoftë ajo edhe Matilda. Jona i thotë se ajo e mbron Matildën sepse edhe Matilda ka bërë të njëjtën gjë kundrejt saj. Jona i thotë Arditit se nëse nuk do që të mërzitet, nuk duhet t’i flasë fare për Julianën në këtë moment, por Arditi vazhdon bisedën e tij në mënyrë të qetë duke i kërkuar Jonës që t’i shpjegojë arsyet se përse nuk i pëlqen Juliana. “Xhuli nuk më pëlqen fare dhe ajo loja e saj është bërë stresuese” thotë Jona dhe më pas shton “ajo bën mirë mos të më dalë kundër sepse unë mund të bëhem shumë e keqe pastaj”. Arditi i thotë se në këtë pikë ajo nuk ka të drejtë dhe se nuk ka pse të mbrojë Matildën dhe të debatojë me Julianën. “Më bezdis shumë sjellja e saj, ajo është e përkëdhelur dhe shumë xheloze për Arditin” thotë më tej Jona, por Ardityi i thotë “kjo s’ka lidhje se Xhuli ka dike tjetër jashtë”. Jona thotë se nuk e duron dot mendjemadhësinë dhe sjelljen e Julianës dhe shpreson që të paktën sot të mos debatojë me të sepse është e mërzitur dhe mund të jetë shumë e ashpër.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment