Jona-Matilda debatojnë me të, Enkelejdi: “Jeni xheloze dhe hipokrite”

Banorët ndodhen në dhomën e gjumit. Jona pyet Julianën për zënkën e saj me Violën. Ajo tregon se e ka ngacmuar për faktin se Enkelejdi i ka çuar mëngjesin në shtrat. Enkelejdi, i cili ishte shtrirë për të fjetur ndërhyn në bisedë dhe u kërkon vajzave të tregojnë kush i shpik këto muhabete, pasi ai nuk ia ka çuar mëngjesin në shtat Violetës. Jona pranon që e ka parë me sy, ndërsa Enkelejdi i thotë të vërë syze. Më pas ajo thotë që i ka thënë Valeri dhe këtu fillon një debat i gjatë dhe i ashpër mes saj dhe Enkelejdit. Ai i kërkon asaj të mos gënjejë, por Jona thotë se do ta fusë në sherr me Xhulin. Jona dhe Enkelejdi fillojnë të kapen me fjalë, ndërsa në diskutimin e të dyve, ndërhyn Matilda, e cila mbron Jonën, duke sulmuar Enkelejdin, edhe pse e ka partnerin e saj në lojë. Vajzat ofendojnë Enkelejdin, ndërsa ai i quan xheloze dhe hipokrite, duke thënë se deri dje ato kanë pasur mendim të mirë për të. Jona i thotë Enkelejdit se i ka fluturuar shumë mendja, ndërsa Matilda shprehet se atij i duket vetja i veçantë, por ka persona të tjerë që i pëlqejnë në shtëpi. Enkelejdi mbron veten dhe u thotë vajzave se as në ëndrrat e tyre, nuk do ta kenë atë si mashkull. Jona mbron Matildën, ndërsa ai e quan avokat të djallit. Debati i tyre degjeneron në ofendime, derisa Jona e quan Enkelejdin pervers. Ai i kujton Jonës se e ka ndihmuar që ditën e parë dhe madje ka gatuar shumë herë për to, pasi ajo nuk bën asgjë në shtëpi, përveç thashethemeve. Matilda i thotë se nuk duhet t’i kujtosh nderet që bën për të tjerët. Enkelejdi e quan Jonën person me dy fytyra, duke i thënë që publiku jashtë shikon çdo gjë. Ndërsa Matilda i thotë Enkelejdit se ai e ka mendjen gjithmonë tek personat jashtë, duke e akuzuar se ai është zgjuar këtë javë ngaqë është në nominim. Enkelejdi i thotë Matildës se do ishin një çift shumë i fortë në lojë, në qoftë se ajo nuk do ta kishte hundën përpjetë dhe të sillej në atë mënyrë. Debati mes Jonës, Matildës dhe Enkelejdit vazhdon gjatë, duke kaluar në sharje dhe ofendime. Vajzat mërziten me Enkelejdin dhe dalin nga dhoma, ndërsa ai diskuton debatin me Julianën dhe Fajtonin. Fatjoni shprehet se ai është djalë i mirë, por nxitohet ndonjëherë. Ai mbrohet duke thënë që do sillet me çdo njeri ashtu siç i sillen.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment