Jona e Viola thurin një plan: “Të bëjmë sikur duhet të dalim nga Big Brother”

Viola dhe Jona përfitojnë nga situata e krijuar dhe rregullimi i relatave mes tyre dhe hedhin idenë për të bërë një lojë për banorët. Ato mendojnë që të sajojnë një zënkë mes njëra-tjetrës dhe pasi të dalin nga dhoma e rrëfimit, t’u thonë banorëve se Vëllai i Madh ka marrë vendimin që të dyja vajzat të lënë shtëpinë, për shkak të thyerjes së rregullave. Pasi thurin planin, ato i kërkojnë Donaldit, i cili ka qenë gjatë gjithë kohës në të njëjtin ambient dhe ka parë e dëgjuar sqarimin mes tyre, që të mos flasë dhe të mos u tregojë banorëve lidhur me planin që ato thurën. Donaldi i premton se do ta mbajë të fshehtë këtë gjë. Ndërsa më vonë, vajzat i kërkojnë edhe Esidës që të mos tregojë, pasi ajo pa përqafimin mes tyre, pas sqarimit. Jona dhe Donaldi ndërkohë, largohen dhe në oborr mbetet vetëm Viola e Esida, të cilat fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën. Viola i tregon se si mori guximin për t’u sqaruar me Jonën, pasi nuk mund ta duronte dot një gjendje të tillë. Ndërsa Esida e komplimenton dhe i thotë se ka bërë gjënë e duhur. Më vonë me to bashkohet edhe Enkelejdi, i cili njësoj si Esida e komplimenton Violën për veprimin që ka bërë, duke hedhur hapin e parë për t’u pajtuar me Jonën. Pak më vonë, Vëllai i Madh fillon me dënimin “Vigani-Shkurtabiqi” për banorët, të cilët duhet t’i binden. Situata të këndshme humori krijohen mes tyre, ndërsa komentojnë njëri-tjetrin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment