Jona e shqetësuar për nominimin, vazhdon lojën me Matildën

Menjëherë pasi mbaron spektakli, banorët e vjetër kanë kuriozitetin të njihen me banorët e rinj. Valeri fillon të bisedojë me Lorin, për modelingun, kurse Juliana pi cigare me Visarin në oborr, ndërkohë që Meridiani dhe Esida u tregon krevatet e lirë në dhomën e tyre të gjumit. Ndërsa Jonën e shqetëson fakti i nominimit dhe bisedon me Matildën dhe Rigelsin se kush mund ta ketë votuar. Ajo dyshon tek Enkelejdi, Viola dhe Mikela. Jona akuzon Rigelsin se e ka nominuar ai, por Rigelsi betohet për kokën e djalit. Matilda e siguron Jonën se ka banorë të tjerë që duhet të dalin para saj, kurse Jona mendon se Viola rrezikon më shumë të lërë shtëpinë e Big Brother. Nga ana e tij, Rigelsi i thotë Matildës se ai e di që e ka nominuar ajo, por Matilda nuk e pranon. Jona shpreh shqetësimin e saj për klipin, ku kishte dalë me thikë, duke u mbrojtur me faktin se dhe Enkelejdi i ka drejtuar një rast thikën asaj, por nuk doli në klip. Meridiani e këshillon të ruajë qetësinë këtë javë dhe të mos zihet për situata pa vlerë, kurse Arditi e këshillon të mos i besojë shumë Valerit dhe Meridianit, duke i thënë se 2-3 veta janë futur në shtëpi, për të bërë lojë me banorët e tjerë. Më pas Jona dhe Matilda diskutojnë klipet e transmetuara në show dhe banorët e rinj. Jona shprehet se nuk e di si do flenë se u bënë shumë, kurse Matilda thotë të flenë ku të duan. Vajzat vazhdojnë planin e tyre, që të bëjnë sikur zihen në sy të banorëve. Jona dhe Matilda fillojnë të ngacmojnë njëra-tjetrën me batuta dhe dalin në oborr, për t’iu bashkuar shumicës së banorëve të shtëpisë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment