Jona e Matilda ngacmojnë Julianën për Arditin;- Juliana me ironi: Jam xheloze për të

Jona dhe Matilda mendojnë se Juliana po kërkon vëmendje nga djemtë e shtëpisë. Ato supozojnë për afrimitetin e saj me Arditin. E ndërsa ato bëjnë thashetheme, në dhomën e ndenjes vjen Juliana. Jona fillon që ta ngacmojë me ironi në lidhje me Arditin. Juliana nga ana tjetër ia kthen po me ironi. Jona i thotë Julianës që ta pranojë se rri me Arditin sepse ka simpati për të. Juliana duke ironizuar afrimitetin e Jonës me Arditin i thotë “unë jam xheloze për Arditin dhe nuk dua që ai të lidhet me ndonjë tjetër këtu brenda”. Teksa dy vajzat ironizojnë njëra-tjetrën, Arditi që është i pranishëm aty qesh vazhdimisht dhe nuk u thotë asgjë. Në diskutimin e Jonës dhe Julianës ndërhyn herë pas here edhe Matilda. Ajo gjithashtu provokon Julianën që të thotë ato që ndjen për Arditin. Juliana në fillim tallet dhe thotë se nuk dëshiron asnjë vajzë pranë Arditit sepse bëhet xheloze dhe se edhe afrimitetin me djemtë e tjerë e bën vetëm për t’i rënë në sy Arditit. Mirëpo duket se Matilda arrin që ta nervozojë Julianën e cila e kthen më pas bisedën në serioze. Juliana i thotë Matildës se po tallej dhe se nuk e pëlqejnë komentet e saj, por nëse ajo dëshiron që ajo të afrohet me Arditin atëherë do ta bëjë vetëm për inat të saj. Matilda i thotë se asaj nuk i intereson aspak se çfarë bën Juliana, por thjesht po përsëriste ato që vetë Juliana tha më parë. Arditi ndërhyn në këtë moment duke u kërkuar vajzave që të mos i marrin shumë seriozisht gjërat, por Matilda vazhdon me ironi duke i thënë se ai mund të rrijë rehat në këtë aspekt.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment