Jona e Donaldi tregojnë për veten; Donaldi: “S’e kam problem bashkëjetesën me të huaj”

Të gjithë banorët janë duke fjetur gjumë, veç Jonës dhe Donaldit. Të dy banorët hyjnë në dhomën e ndenjes e fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, duke treguar më shumë për veten. Donaldi e pyet Jonën për familjarët dhe ajo tregon se ka dy motra të martuara dhe se jeton vetëm me të ëmën. Ajo tregon se pas kursit që ka bërë për manikyr-pedikyr, ka hapur biznesin e saj, për të cilin thotë se ishte shumë e kënaqur. Ndërsa për sa i përket shkollës, Jona tregon se ka filluar studimet për laborante, të cilat është detyruar t’i ndërpresë. Donaldi tregon për veten. Ai thotë se ka një vëlla më të vogël se vetja dhe një motër të martuar. Ndërsa për sa i përket studimeve dhe të ardhmes në lidhje me punësimin, Donaldi e shikon veten si mësues ose pedagog, por nuk e përjashton edhe profesionin e gazetarisë. Ai e mendon të ardhmen e tij në Tiranë, por thotë se mendon edhe për prindërit, të cilët do ta kishin shumë të vështirë të përshtateshin me jetën në Tiranë, pasi nuk kanë as mundësi punësimi këtu. Më pas Jona e pyet se si po përshtatet ai me banorët dhe nëse do të veçonte ndonjërin prej tyre me të cilin ka arritur të krijojë më tepër afrimitet. Donaldi refuzon të përmendë emra konkretë, por thotë se po arrin të përshtatet më së miri me të gjithë banorët. “Kam qenë në ushtri, në konvikt dhe nuk e kam shumë problem bashkëjetesën”, shprehet Donaldi, i cili thotë se ka filluar të qëndrojë në konvikt që në moshën 14-vjeçare. Ndërkohë, në shtëpi janë ndezur dritat, por banorët e tjerë vazhdojnë të jenë ende në gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment