Jona dhe Enkelejdi sqarojnë keqkuptimet


Pas thashethemeve mes Jonës dhe Matildës për sa i përket debatit që u krijua mes Enkelejdit dhe Jonës, në dhomë hyn Enkelejdi. Matilda del jashtë, ndërsa Jona e rihap diskutimin me të, duke dashur të sqarojë keqkuptimet. Ajo e sqaron se nuk e ka ofenduar aspak dhe se nuk është ofendim nëse thua se njëri prej banorëve ka mbaruar kafenë e shtëpisë. Ndërsa Enkelejdi e dëgjon sqarimin e saj, por i kërkon që ta mbyllë këtë temë, pa dashur ta vazhdojë më tej. Kështu, Jona del nga dhoma, pa u sqaruar me të. Pas pak Jona del në ambientin afër pishinës, duke u afruar tek Arditi, ndërsa afër saj shkon Enkelejdi, i cili i përqafon, si për t’i kërkuar falje për dyshimet që ka krijuar se ajo e ka ofenduar. Kështu, keqkuptimet mes tyre marrin fund dhe të dy banorët arrijnë të sqarohen me njëri-tjetrin. Ndërkohë, aty shkojnë edhe disa nga vajzat e shtëpisë, ndërsa Enkelejdi i uron, duke i përqafuar, për festën e 8 Marsit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment