Jona: “Cili banor eliminohet?”; Donaldi: “Nuk më pëlqen të bëj thashetheme”

Megjithëse më vonë se zakonisht, në dhomat e gjumit janë ndezur dritat dhe është vendosur edhe muzika në fond, por banorët vazhdojnë të jenë ende në gjumë. Duket se Vëllai i Madh ka menduar për banorët, pasi për shkak të ndërrimit të orës, është kujdesur t’i zgjojë më vonë se ditët e tjera. Ndërkohë, mes Donaldit dhe Jonës vazhdojnë bisedat në dhomën e ndenjes. Pasi tregojnë për veten dhe familjet e tyre, Jona është kurioze të dije se çmendim ka Donaldi për banorin që mund të eliminohet këtë javë. “Pse duhet të jap një emër?”, përgjigjet ai me pyetje. Jona mendon se Donaldi ka frikë ta japë një emër sepse mund të dalë në kripin e thashethemeve gjatë natës së spektaklit, por Donaldi e refuzon gjykimin saj. “Unë nuk kam frikë të dal në klip, por s’kam qejf të mbaj njerëzit nëpër gojë”, shprehet Donaldi. Ai vazhdon, ndërsa thotë se i pëlqen më tepër kur mendimet ia thotë në sy dikujt sesa të flasë prapa krahëve. Kurse Jona i thotë se ai duhet të japë mendimin e tij, pavarësisht nëse do të ndihej apo jo mirë personi në fjalë. “Po s’ka asnjë interes nëse unë jap mendimin tim se kush do të dalë. Ty do të të vinte mirë po të thosha se del ti?”, ia kthen Donaldi. Jona i bën të ditur se nuk i vjen aspak keq nëse i thotë se do të eliminohet ajo, por gjithsesi ai duhet të shprehë mendimin e tij. Më pas, të dy banorët dalin në oborr dhe fillojnë të bëjnë ushtrime gjimnastikore, ndërsa të tjerët vazhdojnë të jenë ende duke fjetur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment