Jona-Arditit: Jam xheloze, budall! Arditi: Fëmijë i marrë!

Jona dhe Arditi sqarohen sërish. Ajo i thotë që në fillim: Jam xheloze! Arditi buzëqesh nga ajo që dëgjoi. Jona i shpjegon se ajo ka një natyrë shumë xheloze, jo vetëm në marrëdhënie me meshkujt, por edhe në shoqëri dhe familje, duke i thene: "Nëse unë dëgjoj dikë tjetër që thotë se Arditi me sheh si shoqe, më vjen rë ta fus në shpullë" - dhe e goditur lehtë në faqe. Ai shpjegon se këtë gjë ia ka thënë Julianës përpara disa ditësh, duke i shpjeguar se në të qëndron një e vërtetë, pasi ai realisht nuk e sheh atë si motër dhe e sheh si shoqe. Jona nuk reagon mirë pas kësaj, duke mos e parë më në sy. Arditi i shpjegon se këtë javë janë në nominim disa vajza dhe ai është në gjendje të kuptojë se cila është duke bërë lojë dhe cila jo. Jona nuk e sheh në sy. Pasi mendohet pak i thotë se shpreson të mos dalë kjo gjë në klip, se nuk do që ta marrin vesh. Arditi përpiqet të kuptojë qëllimin e saj i shpjegon edhe një herë, se e kishte kuptuar shumë mirë që ajo diçka kishte marrë vësh nga Juliana. Ajo i thotë se nuk do të keqkuptohet sikur është e interesuar për të, pasi ai mund të bëjë gjithçka që do me jetën e tij. Ajo bën të largohet e mërzitur prej tij, por ai e kthen, duke i kërkuar ta puthë. Ajo e përqafon duke i thënë se ai është 'budall', ndërsa ai ia kthen: Fëmijë i marrë! Pas kësaj , ata vazhdojnë të flasin, duke qëndruar përqafuar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment