Jeta e çiftit të vërtetë: Matilda-Fatjon


Ishin fare të vegjël, kur u njohën, në Novoselë. Me shapka e pantallona të shkurtra, ajo luante në oborrin e shtëpisë së gjyshes. Ai, çunaku i shtëpisë përballë, vinte e u prishte lojën. Matilda qante e Fatjoni qeshte. Do të kalonin fare pak vite, sa ajo të mbushte 15 e ai 18 vjeç, që të kuptonin se ajo që kishte filluar si lojë kalamajsh, tani ishte një realitet të rriturish, që po u shijonte shumë të dyve. Lidhja e tyre është jetuar gjatë e në largësi. Ajo jetonte në Greqi e ai në Itali. Duhet të prisnin verën që të gjenin një mënyrë për t’u parë. Aspak e thjeshtë për Fatjonin që duhet të bënte udhëtime të gjata për t’iu gjendur pranë e aq më pak për Matildën, me një familje që kundërshtonte me forcë këtë lidhje. Dashuria e tyre triumfoi mbi gjithçka: mbi nëntë vitet larg njëri-tjetrit, mbi kundërshtimet e familjes e mbi çdo sakrificë që u duhej të bënin. Më në fund ia dolën. U fejuan. Pas katër vitesh bashkëjetese në Itali u kurorëzuan në martesë. Por a mund të themi “ata jetuan përgjithmonë të lumtur”? Duhet t’i ndjekim edhe pak, në udhëtimin e tyre. Fatjoni dhe Matilda janë kthyer në Shqipëri. Kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother. Kjo do të jetë prova vendimtare e dashurisë që zuri fill shumë vite më parë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment