Jehona e puthjeve


Banorët vazhdojnë të diskutojnë për puthjet që u dhanë mes çifteve. Danielës, e cila nuk kishte qenë aty kur kishin ndodhur të gjitha këto, i shpjegohet nga Eraldi se Fatjoni kishte puthur Matildën. Daniela thotë se meqënëse ajo nuk kishte qenë prezente, sëbashku me një pjesë tjetër të banorëve, dëshironte ta shihte edhe një herë të përsëritur atë skenë. Të gjithë banorët bien dakort , duke brohoritur dhe bërë tifo për Fatjonin, që të puthte edhe një herë Matildën. I vënë përpara përgjegjësisë nga banorët, Fatjoni i afrohet edhe një herë Matildës, e cila po mundohej ta refuzonte, por nuk ia doli të rezistonte deri në fund, duke i dhënë mundësi atij të “përmbushte misionin". Banorët e përgëzojnë, duke kaluar vëmendjen tek puthja e Juilanës dhe Enkelejdit. Ata sërish kërkuan që kjo gjë të përsëritet, pasi herën e parë nuk e kishte parë Mikela, e cila sapo i ishte bashkuar grupit. Juliana afrohet drejt Enkeljdit, duke i thënë banorëve se nuk ka asgjë të keqe, duke i dhënë sërish puthje atij. Mes tyre , fillojnë batutat lidhur me puthjet që padashur u khyen në ngjarjen më argëtuese të mbrëmjes. Klima e mirë që u krijua mbas kësaj, bëri që ata të çlirohen nga komplekset. Ata nisën të hedhin ide të ndryshme, për afrimitetin mes tyre dhe një nga këto ishte dhe afrimi i i krevateve me njëri-tjetrin. Një vendim që u aprovua nga shumica, pa shumë kundërshtime.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment