Historia e dashurisë së Arditit

Arditi tregon se ka qenë i lidhur përpara 5 viteve, me një vajzë shqiptare, të cilën e donte shumë dhe kishte sakrifikuar tepër për të. Kjo ishte edhe arsyeja që ai u kthye në Shqipëri dhe hapi lokalin, duke lënë gjithë jetën që kishte krijuar jashtë. Më pas ai u fejua me të, pavarësisht se prindërit e kishin këshilluar të mos i bënte kaq shpejt gjërat, por dashuria për të e kishte verbuar. Ai tregon se ka pasur shumë shoqëri me femrat për shkak të punës dhe kjo gjë ishte shkaku kryesor i grindjeve mes tyre. Ai shton se ajo kishte një natyrë shumë xheloze, që e vështirësonte shumë marrëdhënien e tyre. Ai tregon një histori lidhur me të. Ajo i ishte zhdukur një herë nga sytë dhe ishte kthyer pas disa orësh, duke i thënë se ishte në internet. Ai tregon se me sa stres i kishte përjetuar orët e kërkimit për të. Pavarësisht kësaj, ata vazhduan sërish bashkë, por ai hoqi dorë nga lokali, pasi ajo e interpretonte si mos vëmendje ndaj saj. Më pas u largua për në Greqi se bashku me të, por pa ndryshuar asgjë në marrëdhënien e tyre, duke vazhduar të kishin të njëjtat probleme. Ai tregon se ajo herë pas here përpiqej të vriste veten, duke pirë ilaçe. Marrëdhënia mes tyre po degradonte çdo ditë e me shumë, duke bërë jo vetëm ata ta përjetonin këtë, por edhe familja e tij, të cilët po stresoheshin çdo ditë me atë situatë. Ai tregon se një herë, ajo e vuri përballë një zgjedhjeje, mes vetes dhe lokalit, ndërkohë që jeta e tij lidhej vetëm me lokalin. Nevila, që e ka dëgjuar këtë histori, i sugjeron se më e mira do të kishte qënë ta merrte në lokal dhe ta njihnin të gjithë, me qëllim që kushdo që afrohej, ta dinte që ai aty, kishte të fejuarën. Një mënyrë e tillë mund të zbuste xhelozinë e saj. Edhe Juliana ishte aty gjatë kohës që Arditi tregonte, dhe komentonte herë pas here. Ajo që bëri përshtypje, ishte fakti që Juliana ishte gjithmonë në mbrojtje të vajzës që Arditi tregonte, duke e krahasuar gjithçka me veten... Në grup bashkohen edhe Matilda me Zhakun, duke vazhduar bisedën mbi xhelozinë dhe marrëdhënien në punë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment