Gjyshi Shefqet dhe Esterina


Ndarja e prindërve e rëndoi së tepërmi gjendjen ekonomike të familjes së Esterinës dhe barra kryesore e edukimit dhe rritjes së tre fëmijëve të së bijës, Teutës, rëndoi mbi gjyshin. Ai detyrohet të punojë në dy punë, në shtypshkronjën shtetërore dhe në një private, ndërsa Teuta punonte në spital. Kjo gjendje vazhdon deri në aksidentin e rëndë automobilistik që pëson gjyshi. Piratët e rrugës jo vetëm që e aksidentojnë por nuk i ofrojnë as ndihmën e shpejtë. Me vete kishte përveç pagës, që i humbi, edhe drekën e tij që s’e kishte ngrënë, por e kishte ruajtur për vajzat. Shpenzimet e spitalit e detyrojnë Teutën te marrin rrugën e emigrimit, në Itali duke ia besuar vajzat të atit. Sapo e rimerr disi veten, ai rikthehet të punojë pa orar. Kërkesat e vajzave rriten me kalimin e viteve. Së bashku me gjyshin, Esterina ëndërron që të vazhdojë shkollën dhe Akademinë e Policisë. Rezultatet në mësime ishin inkurajuese por ja që me rritjen zë vend në kokën e vajzës edhe dëshira për t’u bërë modele, duke dalë kështu kundër planeve që gjyshi kishte bërë për të. Nisin debatet e para me gjyshin, i cili shikon në të ardhmen e vajzës vetëm karrierën në polici. Grindjet mes të dyve çuan në largimin e Estërinës nga shtëpia. Shkon fillimisht tek tezja në Vlorë e më pas në Itali tek e ëma. Por gjyshi gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në zemrën e vajzës. Ai gjithmonë kishte shfaqur dëshirën që ta shikonte Esterinën në shtëpinë e Big Brother. Ndaj edhe Esterina u kthye sërish në Shqipëri, për të bërë realitet dëshirën e gjyshit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment