Flasin për zgjedhjen e Fatjonit


Në sallon janë duke biseduar Meridiani, Eraldi dhe Esida, lidhur me ndërrimin e partnerëve në lojën e çifteve. Sipas tyre, lëvizja e Fatjonit ishte shumë e pamenduar. Sipas tyre, ai duhet të mendonte më shumë për lojën, e përderisa ka vendosur të jetë pjesë e lojës, duhet ta bëjë atë deri në fund. Meridiani është i mendimit se ai ende s'e ka kuptuar konceptin e lojës, kujton se partneriteti në çift duhet të jetë çiftëzim, duke shtuar se nëse do të kishte zgjedhur Julianën, do të ishte më mirë për lojën e tij. I të njëjtit mendim janë edhe banorët e tjerë. Marrë shkak nga tema, Eraldi nis të tregojë për zgjedhjen që iu desh të bënte lidhur ndërrimin. Sipas tij, gjithçka që bëri, ishte në funksion të lojës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment