Fatjoni xhelozon; Matilda: “Po më prish lojën; po më nxjerr jashtë vetes”

Ndërkohë që të gjithë banorët dalin në oborr për t’u argëtuar dhe për të kërcyer nën tingujt e muzikës në sfond, teksa festojnë datëlindjen e Enkelejdit, mes Matildës dhe Fatjonit fillon një bisedë xhelozie. Para pak minutash Enkelejdi i thotë Matildës se pse nuk e ka puthur për t’ia uruar datëlindjen, ndërsa ajo i thotë se nuk e ka parë të arsyeshme pasi asnjëri prej banorëve nuk e bëri, por do t’i dhurojë një puthje për datëlindjen e tij. Fatjoni, i cili e ka dëgjuar këtë bisedë mes tyre, shkon afër Matildës dhe e pyet se për çfarë e kishte fjalën Enkelejdi. Ajo i tregon rreth komunikimit që pati me të, ndërsa shton që ai të mos bëhet merak për të, pasi nuk di të frenohet me Julianën kur bëhet fjalë për situata të tilla. “U kënaqe ti mbrëmë?’, i thotë Matilda e ndier keq për afrimitetin e tij me Julianën. “Po të prisja ty, po ti ç’pate mbrëmë”, ia kthen ai. Ndërsa Matilda i bën të qartë se reagimet e tij nuk po e lejojnë që të vazhdojë të bëjë lojën e qetë brenda shtëpisë. “Po më prish lojën, po më nxjerr jashtë vetes”, vazhdon t’i thotë Matilda, ndërsa Fatjoni e qetëson duke i thënë të mos ketë merak, pasi ai do të kujdeset që gjithçka do të shkojë mirë. Pas kësaj bisede, të dy dalin në oborr për t’u bashkuar me pjesën tjetër të banorëve, për të festuar bashkë me ta. Ndërkohë që festa vazhdon, drejt Enkelejdit shkon Valeri me një dhuratë për të. Ai mban në dorë një bluze për Enkelejdin, për të cilën sqarimet i jep Nevila, duke qenë se Valeri vazhdon të mos flasë, edhe pas përfundimit të dënimit për të. Ajo i thotë Enkelejdit se kjo është dhurata e Valerit për të, të cilën ai nuk e ka veshur asnjëherë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment