Fatjoni sqarohet me Julianën. E puth në faqe, në shenjë pajtimi

Fatjoni është vendosur në qendër të gjykimit nga banorët, lidhur me ndezjen e një debati të fortë mes Julianës dhe Visarit një natë më parë. Thuajse të gjithë banorët, përfshi këtu edhe Matildën, janë të mendimit se ai s’duhet të kishte ndërhyrë fare, për të komentuar pëlqimin që pati Juliana kundrejt ‘Hirushit’, duke bërë Visarin të dilte nga vëmendja. Pas tërheqjes së vëmendjes që i bëri Matilda, lidhur me këtë temë, Arditi dhe Nevila i shprehin gjykimin e tyre, lidhur me debatin. Të dy komentojnë se ajo që bëri, ishte e qëllimshme për të nxjerrë keq Julianën në sy të Visarit, por edhe të banorëve të tjerë. Fatjoni justifikohet, se ai po mundohej ta këshillonte dhe jo ta nxirrte keq. Por asnjëri nga banorët, nuk e besoi atë version. Julaiana që ndodhej gjithashtu në dhomë, ndërhyn duke i thënë se qëllimi i tij , ishte vetëm ta ulte atë përpara gjithë banorëve. Matilda vazhdon të kërkojë arsyen e ndërhyrjes së tij në atë bisedë, pasi sipas saj, ajo temë nuk i përkiste fare. Banorët largohen, duke lënë vetëm Julianën dhe Fatjonin, të cilët vazhdojnë të sqarohen me njëri-tjetrin. Juliana i tregon se ajo e kishte përjetuar shumë debatin, aq sa nuk kishte mundur të flinte gjumë. Fatjoni ngrihet nga krevati dhe i afrohet duke e puthur ne faqe, në shenjë pajtimi, duke i dhënë fund atij debati.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment