Fatjoni këshillon Matildën: “Mos u dorëzo; Kjo është një lojë brenda lojës”

Biseda mes Violës, Matildës dhe Fatjonit vazhdon ende teksa vazhdojnë të diskutojnë për tema të ndryshme të hapura. Matilda dhe Fatjoni flasin herë pas here me kode me njëri-tjetrin edhe në prezencë të Violës, ndërsa Matilda vazhdon t’i tregojë se nuk e fal dot për afrimitetin që filloi me Julianën. Më pas ajo e pyet Violën nëse është e aftë të falë. Viola thotë se fal, por nuk harron kurrë. Mendimin e saj e mbështet edhe Matilda, e cila sqaron se mundohet gjithmonë që të mos i lëndojë njerëzit dhe si pasojë, nuk pret të lëndohet. Kjo është dhe arsyeja që e ka shumë të vështirë të falë, pasi ajo thotë se lëndohet shumë shpejt. Fatjoni e dëgjon sqarimin e saj dhe ndërsa flet për lojën e tij, i sqaron Matildës që të mos dorëzohet, pasi duhet të ndihet shumë e fortë përballë të gjithë banorëve, të cilët i konsideron poshtë vetes. “Ti dorëzohesh para këtyre që nuk janë asgjë”, shprehet Ftajoni, ndërsa Matilda e fajëson atë për sjelljen e saj dhe i bën të ditur se ndihet shumë keq. “Mendoje se kjo është një lojë brenda lojës”, i thotë Fatjoni, teksa e këshillon që situatat t’i marrë me qetësi, pasi ai e ka situatën në dorë dhe e di shumë mirë se si të veprojë. Të dy banorët i shkëmbejnë këto biseda në mungesë të Violes, e cila largohet për pak minuta për të marrë diçka brenda. Ndërsa në kuzhinë ndodhet Enkelejdi, i cili vazhdon të merret me gatimin për të gjithë banorët.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment