Fatjoni: Gabova që nuk zgjodha Julianën si partnere


Fatjoni duket se është penduar se nuk zgjodhi të luante në çift me Julianën. Këtë gjë ai ia ka thënë edhe asaj gjatë kohës që sqaroheshin. Gjatë gjithë natës, pas spektaklit, Fatjonin e shoqëron ndjenja e pendimit. Këtë gjë ai e komenton më me hollësi me Matildën që është bashkëshortja e tij në jetë, por që banorët nuk e dinë se ata të dy janë çifti i vërtetë i shtëpisë. Matilda ka bërë shpesh skena xhelozie, ndaj Fatjonit, për afrimitetin që ai ka krijuar me vajzat e tjera të shtëpisë. Ata kanë diskutuar shpesh për ngacmimet që ai ka pasur me Julianën. Tashmë ata kanë kuptuar se mund të ndëshkohen nga loja që do të bëjë partneri i tyre dhe Fatjoni ka frikë nga kjo gjë. Sipas tij Daniela nuk po bën lojë dhe ai nuk mundet që të ndërtojë një strategji loje me të. Ndryshe e sheh Julianën. “Gabova mbrëmë, duhet të kisha zgjedhur Xhulin, me atë mund të bëjë lojë” thotë Fajtoni dhe më pas i thotë Matildës se ajo ndikoi shumë në vendimin e tij. “Nuk e bëra vetëm për ty” i thotë më pas Fatjoni. Ai duket i tensionuar dhe për këtë arsye më pas del në oborr dhe kërcen në mënyrë të çuditshme, duke bërë që banorët të komentojnë atë. Pas tij del edhe Matilda e cila e pyet se përse po kërcen i vetëm jashtë dhe ai i thotë se është shumë i tensionuar dhe në këtë mënyrë çlirohet
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment