Fatjoni debaton me Esidën

Një debat më i hershëm, lidhur me listën e finalistëve dhe nominimeve që disa banorë kishin bërë, duket se e ka shqetësuar Fatjonin, i cili i ankohet Esidës, se emri i tij nuk ishte lakuar në asnjë listë. Esida nis të debatojë ashpër që në fillim për këtë, pasi ajo nuk e kupton dot arsye pse Fatjoni duhet të jetë i shqetësuar për këtë. Ajo i kërkon të flasë me konkretisht dhe t’i flasë me emra konkretë, për çfarë e ka fjalën. Fatjoni nuk i kthen përgjigje, por kapet me zërin e Esidës, duke i sugjeruar ta ulë. Ajo vazhdon me të njëjtat tone, duke i kërkuar të flasë më qartë, e të tregojë se cila është gjëja që e shqetëson. Fatjoni i thotë, se duke mos dëgjuar emrin e tij në asnjërën prej listave që banorët kanë diskutuar, i duket sikur ka dalë nga vëmendja e tyre, duke i lënë të kuptojë se e shqetëson fakti që nuk e shohin si banor të fortë në shtëpi. Esida i shpjegon se kjo nuk është arsye për të bërë debat. Matilda që ndodhej pranë Fatjonit i del në krah atij, duke i përsëritur herë pas herë asaj, të ulë zërin se nuk frikëson asnjë. Esida qesh, duke thënë më zë të lartë se po e sulmojnë burrë e grua. Ndërsa Matilda i thotë të mos bëjë viktimën. Duke debatuar, ajo i thotë Fatjonit se ka të drejtën e saj të bëjë lista nominimesh për cilindo. Fatjoni e siguron se ai s’do jetë kurrë në nominim. Debati mes tyre vazhdon, duke dalë nga konteksti dhe duke u banalizuar. Banorët që ishin ulur për të ngrënë, nisin të këndojnë “trëndelinë moj trëndelinë”, në mënyrë që t’i japin fund debatit mes tyre. Debati vazhdon më pas mes Matildës dhe Esidës. Ato tentojnë të sqarohen dhe ngarkojnë faje tek njëra-tjetra. Matildës nuk i pëlqen që ajo bën lista nominimesh, ndërsa Esida i shpjegon, se ajo mund të bëjë ç’të dojë. Ato vazhdojnë të diskutojnë të dyja, me tone më të qeta, por pa dalë në asnjë përfundim.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment