Esterina tregon për jetën e saj të vështirë dhe dashurinë për gjyshërit


Esterina shkon në dhomën e rrëfimit pasi ftohet nga Arbana dhe fillon të tregojë për jetën e saj. Ajo tregon se ka qenë vetëm 4 vjeç kur prindërit e saj janë ndarë dhe se ka qenë dëshmitare e ndarjes së tyre, pasi e ka parë vetë të atin më sytë e saj duke u puthur me një grua tjetër. Ajo tregon se gjyqi ka vendosur që fëmijët të jetojnë me nënën, por për të ishte shumë e vështirë, gjë që e detyroi të emigrojë në Itali. Ajo tregon se gjyshi i saj pësoi një aksident, pas largimit të mamasë së saj. “Unë kam qenë në klasë të parë kur mami ka ikur në Itali”, tregon Esterina, ndërsa flet për vështirësitë që ka ndier nga mungesa e saj. Më pas ajo fillon të tregojë për gjyshin e vet, për të cilin flet me shumë dashuri dhe tregon se ka një debulesë të veçantë. “Gjyshi im e ka pasur shumë pikë të dobët shkollimin tim”, tregon Esterina. Ajo thotë se gjyshi e ka pasur ëndërr futjen e saj në Big Brother dhe kjo ka qenë një ndër arsyet e hyrjes së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë, Arbana e fton që të ndjekë një klip.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment