Esterina-Fatjonit: “Lidhemi bashkë për lojë?”

Banorët janë në dhomën e gjumit ,duke bërë thashetheme për Eraldin. Esterina tregon se është sjellë shumë mirë kur ka qenë në çift me Eraldin dhe shprehet se sot e ka kuptuar kush është Eraldi në të vërtetë. Sipas asaj, ai sillej keq vetëm me të, duke e lidhur me faktin se ai është racist. Esterina e vlerëson si njeri por thotë se në shtëpi Eraldi e ka humbur fare. Kurse Valeri është i mendimit që Eraldi e humbi lojën në momentin që ndërroi Esterinën me Esidën. Në bisedë e sipër, Esterina i kërkon Fatjonit që të lidhen bashkë për lojë. Ndërkohë që edhe Valeri e mbështet si ide, duke thënë: “Pse nuk bëni diçka ju për lojë”. Matilda ndërpret bisedën, duke folur për partnerin e saj, Enkelejdin. Esterina u tregon banorëve që ajo ka shpëtuar Fatjonin nga nominimi, ndërsa Matilda nuk e tregon emrin që ka shpëtuar. Ajo shtrihet afër Fatjoni dhe Esterina i thotë: “Ti moj, mos ma merr Fatjonin”. Fatjoni qesh, duke thënë që ai tani është beqar. Matildës nuk i pëlqen kjo përgjigje e Fatjonit dhe i kërkon që të jetë më i vendosur në lidhje me të dashurën që ka jashtë. Ajo thotë që Fatjoni mund të rri vetëm me atë, sepse ajo është e lidhur. “E dashura e Fajtonin bëhet xheloze për ty. Nëse e sheh me mua nuk bëhet xheloze, sepse e di që kam një lidhje serioze jashtë”, sqaron Matilda. Esterina shtrihet mes çiftit tonë të martuar, duke bërë shaka me ta. Ndërkohë që tek krevati ngjitur, Jona bisedon me Valerin në lidhje me personat që njihen në shtëpi. Valeri shprehet i sigurt se dy personat që njihen jashtë, janë Arditi dhe Meridiani.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment