Esida: Xhulin nuk arrij ta kuptoj;- Happy Hour, banorët argëtohen

Juliana dhe Esida ndodhen në dhomën e gjumit duke rregulluar thonjtë. Gjatë kësaj kohe Violeta fillon të flasë për Julianën. Pak më parë ajo po fliste me Julianën në lidhje me ato që kanë ndodhur së fundmi mes saj dhe Fatjonit dhe Matildës. Ajo i kërkon Esidës që t’i thotë se çfarë mendimi ka për Julianën. Esida i thotë se ajo ka biseduar disa herë me Julianën për gjëra të ndryshme, por ende nuk e ka kuptuar vërtetë tipin e saj. “Xhulin një herë e sheh me Fatjonin, pastaj debaton me të, shkon të Arditi, te Valeri, nuk arrij ta kuptoj tamam lojën që po mundohet të bëjë” thotë Esida. Violeta i thotë se ajo sapo pati një bisedë me Julianën, por nuk arriti të kuptonte vërtetë se si është Juliana. Në dhomën e gjumit vijnë të gjithë banorët dhe bisedojnë për tema të ndryshme dhe ngacmohen herë pas here me shaka. Minutat kalojnë dhe ata marrin njoftimin se tashmë mund të dalin sepse në dhomën e ndenjes i presin birrat. Është bërë zakon që çdo ditë për banorët të ketë happy hour. Kështu ata dalin dhe fillojnë të pinë birra. Pas një dite të mbushur me thashetheme, ironi e ngacmimet, ka ardhur koha që banorët të argëtohen.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment