Esida shpërthen në lot, Eraldi e puth para banorëve

Puthja e Eraldit me Violetën duket se e ka bërë Esidën shumë xheloze. Esida është mërzitur dhe rri shtrirë në dhomë, ndërkohë që Meridiani e këshillon të qetësohet, sepse nuk është mirë t’i bëjë qejfin të tjerëve. Në dhomë vjen Eraldi dhe prezenca e tij e nervozon më shumë Esidën. Ajo fillon të bërtasë dhe i kërkon Eraldit të dalë nga dhoma, duke i thënë që nuk do t’i flasë më kurrë. Meridiani përpiqet ta qetësojë Esidën, duke i kujtuar fjalët e Arbanës në lidhje me ekzistencën e një çifti të vërtetë në shtëpi dhe i mbush mendjen që djali që puthi Violetën në klip është Arditi. Esida shpërthen në lot dhe kërkon nga Meridiani vetëm të vërtetën, pasi kishte kohë që dyshonte për Violën dhe Eraldin. Meridiani mundohet ta qetësojë, duke i kërkuar që mos t’i bëjë qejfin pjesës tjetër të banorëve, që nuk i duan. Ndërkohë që Jona në oborr ngacmon Eraldin dhe e pyet: “Ka rënë në dashuri me ty Esida, që u bë xheloze për Violën”, por Eraldi e mohon këtë gjë. Më pas Eraldi përpiqet të sqarojë Esidën, por ajo është shumë nervoze dhe fillon të qajë. Esida bërtet, pasi është e mërzitur për faktin se Eraldi nuk është treguar i sinqertë me të. Ajo e ka pyetur edhe herë të tjera për marrëdhënien me Violën, por ai nuk ka pranuar asgjë. Eraldi mundohet ta qetësojë Esidën, duke i thënë: “Që çdo gjë e ka me të, me asnjë tjetër”. Esida me sytë me lot i thotë Eraldit të largohet, pasi ata nuk kanë më lidhje bashkë. Ai mundohet ta qetësojë dhe e puth herë pas here. Meridiani vjen në dhomë dhe mundohet të qetësojë çiftin, duke i ftuar të kërcejnë në oborr, bashkë me banorët e tjerë. Eraldi e merr në krah Esidën deri në oborr, ndërkohë që banorët e tjerë fillojnë t’i ngacmojnë. Eraldi dhe Esida puthen në sy të banorëve, ndërsa të gjithë brohorasin. Meridiani i kënaqur që çifti pajtohet, thotë: “Le t’ia bëj bam komshiu”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment