Esida, Eraldit: “Shko tek Viola; Nuk e bëj lojën me ty”; Eraldi justifikohet


Pasi largohet nga Viola, duke i thënë asaj se do të shkojë të rrijë me pjesën tjetër të banorëve, Eraldi shkon në dhomën tjetër të gjumit dhe afrohet tek Esida. Të dy pëshpëritin me zë të ulët me njëri-tjetrin, ndërsa Eraldi i kërkon që të futet në krevatin e saj për të fjetur gjumë. Në këtë moment, Esida ngre zërin dhe i kërkon atij që të shkojë të flejë aty ku ishte deri tani, duke nënkuptuar Violën dhe qëndrimin e gjatë me të. Esida i tregon atij shqetësimin që ndjeu prej debatit që bëri me Esterinën, duke i kujtuar se përgjegjës për këtë është ai. “Ajo është fëmijë, por ti pse ngrite zërin me të pa folur me mua?”, i thotë Esida. “E ka fryrë dikush tjetër”, ia kthen Eraldi, si për ta qetësuar. Esida i tregon atij se e ka larguar krevatin e tij nga i saji pasi nuk dëshiron që ta bëjnë më lojën bashkë, por secili të luajë më vete. “Ti e di, nëse nuk do ta bëjmë lojën dyshe, si të duash”, ia kthen Eraldi. Ndërsa Esida e kërcënon, duke i thënë: “Nuk dua dhe i ziu ti nëse dalim nga shtëpia këtë javë”. Ajo i bën të qartë se banorët e tjerë si Esterina dhe Viola, janë duke ia prishur lojën dhe planet e saj dhe për këtë ka vendosur që të luajë e vetme. “Ne këtu kemi ardhur për lojë. Unë lart isha me Meridianin”, i thotë ai, duke e përjashtuar Violën nga dyshimet e saj. Ai i bën të qartë se e ka zgjedhur atë për të bërë lojë të fortë të dy bashkë. Ndërsa Esida i kërkon se me kë ka qenë deri tani, pasi e ka parë Meridianin të zbresë poshtë. “Unë nuk jam Esterina. Nëse do të bësh lojën, do ta bësh siç duhet, ndryshe s’kam nevojë për ty”, i thotë Esida. Ajo i kërkon llogari për sjelljen e tij, duke e vendosur me shpatulla pas murit e duke i kërkuar që nëse do lojë të përbashkët, të shpenzojë më tepër kohë me të. Eraldi largohet, për të sqaruar keqkuptimet me Esterinën, ndërkohë që Esida vazhdon të jetë e nxehur me të dhe t’i thotë se nuk i interesojnë sjelljet apo loja e tij.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment