Esida-Erald-Meridian debat me Jonën

Pas debateve të shumta, duket se situata në shtëpi qetësohet pak. Banorët ulen në sallon dhe fillojnë të bisedojnë. Por Meridiani është ai që hap përsëri debat dhe këtë herë me Jonën. Ai është i mërzitur me Jonën dhe Matildën, pasi e ka kuptuar që ato nuk janë të sinqerta me të, ndryshe do ta kishin shpëtuar nga nominimi. Meridiani fut në sherr Jonën me Eraldin, pasi sipas tij ajo nuk duhet t’i kishte thënë Esidës që në klip ishte Eraldi që puthej me Violetën, pasi ka dashur të fusë çiftin në sherr. Jona mbrohet, duke thënë se ajo ishte diçka që e panë të gjithë banorët, aq më pak që Viola e pranoi puthjen me Eraldin. Meridiani mbron lojën e Esidës dhe Eraldit, duke thënë që ata janë çift dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Jona i thotë se nuk ka pse mbron ata të dy, pasi e ka vlerësuar për djalë inteligjent, por Meridiani ia kthen: “Nuk ngelet vlerësimi i inteligjencës time tek ty”. Jona vazhdon dhe i thotë se nëse Meridiani mendon se Esida dhe Eraldi janë personat më të sinqertë e ka shumë gabim. Ndërsa ai ka mendimin se në fund do dalë kush është i sinqertë dhe i pastër. Esida ndërhyn në debat dhe i thotë Jonës se ajo e ka trajtuar Rigelsin si zar dhe e ka sharë shumë, por Jona e mohon këtë fakt dhe i thotë: “Kontrollo trutë”. Eraldi vazhdon debatin me Jonën, duke i thënë që banorët dhe ajo paragjykojnë veprimet që bën ai me Esidën. Ai i thotë Jonës që nuk di të vlerësojë personat e ndershëm që ka në krah, por Jona ia kthen: “Nuk më fut dot në sherr me Rigelsin”. Rigelsi ndodhet pranë Jonës, por nuk ndërhyn në diskutim. Eraldi e akuzon Jonën për lojën e fshehtë që bën, duke iu “lëpirë” banorëve të ndryshëm, por ajo thotë që nuk i është lëpirë askujt në jetën e saj. Ai i kërkon Jonës të mos bëj thashetheme për banorët e tjerë, ndërsa Jona i zotohet se do të flasë sa herë t’i dojë qejfi, përderisa ata e bëjnë veten.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment