Eraldi: “Zgjodha Esidën se është e fortë”; Viola: “Esida, partnere apo më shumë se kaq?”


Viola dhe Eraldi vazhdojnë të qëndrojnë afër njëri-tjetrit për minuta të tëra, duke komentuar afrimitetin që po krijohet mes tyre. Tashmë meraku i Violës është nëse Eraldi do të vazhdojë lidhjen e tij me Esidën dhe për këtë i bën të ditur se ajo nuk ka një mision dhe nuk po rri afër tij për asnjë interes. “Çfarë kam fituar unë që po rri afër teje, ndërkohë që ti je këtu, edhe pse je çift me Esidën?”, shprehet ajo. “Pse mendon se e kam zgjedhur? Është e fortë ajo”, i përgjigjet Eraldi. Ndërsa Viola i kërkon shpjegim dhe e pyet se përse mendon se Esida është e fortë. Eraldi mendon se Esida e njeh shumë mirë lojën dhe karakteret e njerëzve dhe për këtë ka dashur ta ketë partnere në lojë. “Mua nuk më njeh fare”, ia kthen Viola. “Ti s’kuptohesh, ti je person ndryshe nga këta”, ia kthen Eraldi. Ndërkohë që komentojnë situatën, Viola i thotë se ka frikë se si do të pritet sjellja e saj nga publiku jashtë, ndërsa Eraldi e qetëson duke i thënë se publiku do shoë dhe ajo duhet të bëjë lojën e saj, pa menduar për paragjykimet. Ajo e pyet nëse Eraldi është duke menduar vetëm për lojë, por ai i thotë se do të bëjë çdo gjë që ndien dhe nuk do të mendojë vetëm për lojën. “Mendoje”, i thotë ajo, duke e vënë përpara përgjegjësisë dhe zgjedhjes mes saj dhe Esidës. Pas pak minutash bisede, Viola i kërkon që të largohet për tek Esida, duke e provokuar për zgjedhjen që do të bëjë ai, ndërsa i thotë: “Shko tani se të pret nusja”. “Jo nusja, partnerja në lojë”, ia kthen ai. “Ndërsa Viola i kërkon siguri në atë që Eraldi thotë. “Jam shumë i sigurt që është vetëm partnere”, ia kthen ai. Viola i kërkon gjatë gjithë kohës Eraldit që të largohet nga krevati i saj, duke thënë se nuk ndihet mirë. Pak minuta më vonë, ai largohet, duke i uruar natën e mirë pas një puthjeje në faqe.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment