Eraldi qorton Esterinën: “Ti je për të ardhur keq”; Xhelozi mes Fatjonit e Matildës

Të gjithë banorët janë rehatuar në dhomën e ndenjes dhe shkëmbejnë biseda të ndryshme mes tyre, duke hapur tema diskutimi e duke dhënë secili mendimin e vet, ndërkohë që aty shkon Eraldi, i nxehur, pas debatit me Esidën. Menjëherë sapo hap derën, ai i kërkon llogari Esterinës për veprimin e pamenduar, ku para pak minutash ka derdhur ujë në krevatin e tij. Esterina ia kthen, duke i shpjeguar se ai vetë bëri një veprim të pamenduar para saj, duke ia hequr krevatin nga vendi ku ishte. Eraldi ngre zërin dhe i bërtet, ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë qëndrojnë në heshtje absolute. “A je në vete? Ti s’ke mend hiç”. Esterina i shpjegon se veprimet e saj janë kundërpërgjigje e veprimeve të tij. “Ti je për të ardhur keq për Zotin”, i thotë Eraldi, duke i përsëritur disa herë këto fjalë. Ndërsa Esterina vazhdon të shpjegohet dhe thotë se pas atij veprimi, ndihet më mirë. Banorët ndërrojnë temë diskutimi, duke folur për detyrën e dhënë nga Vëllai i Madh për gjetjen e emrit të personazhit të njohur, nga indikacionet e dhëna nga Vëllai i Madh, sipas shkronjave të vendosura. Enkelejdi merr një trëndafil nga njëri prej banorëve dhe ia dhuron atë Matildës, ndërkohë që banorët reagojnë duke qeshur dhe duke duartrokitur veprimin tij. Ndërsa Fatjoni e shikon me vëmendje të gjithë veprimin dhe pasi Matilda del jashtë, duke marrë trëndafilin e duke e falënderuar Enkelejdin, del edhe ai pas saj, për ta kontrolluar, pasi bëhet disi xheloz për të. Matilda shkon tek Esida dhe fillon të bisedojë me të. Esida ia tregon të gjithë veprimin e lagies së krevatit nga ana e Esterinës, duke gjykuar sjelljen e saj. Më pas, vajzat flasin për lojën në çift, ndërsa Esida mendon se banorët të cilën nuk kanë një marrëdhënie të mirë në çift, mund të penalizohen.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment